Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur nga njëri prej drejtuesve u bë shkak për aksidentin e trefishtë të ndodhur pasditen e së dieles në Shëngjin.Në këtë konkluzion ka dalë policia, pas veprimeve hetimore të kryera në vendin e ngjarjes.Sipas bluve Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë arrestuar në flagrancë shtetasin T. N., 63 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në Shëngjin, automjeti tip “Audi”, që ai e drejtonte në gjendje të dehur, është përfshirë në aksident me 2 automjete të tjera tip “Benz”.

Si pasojë e këtij aksidenti janë dëmtuar drejtuesja e njërit prej automjeteve tip “Benz”, shtetasja Xh. M., 39 vjeçe dhe 2 pasagjerë në automjetin e saj, një 30-vjeçare dhe një 10-vjeçar, të cilët të cilët po marrin mjekim në spitalin rajonal të Lezhës dhe fatmiresisht ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten.Ndërkohë materialet procedurale në lidhje me këtë aksident do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, bën të ditur policia.

Artikulli paraprakSULMET E IRANIT NDAJ IZRAELIT, MINISTRI HASANI: SHQIPTARËT ATJE JANË MIRË! VIJON PUNA PËR KTHIMIN E TYRE NË ATDHE
Artikulli tjetërKRYEBASHKIAKJA E KURBINIT DO HETOHET NGA PROKURORIA