Kryetarja e Bashkisë së Kurbinit Majlinda Cara dhe disa zyrtare të tjere të kësaj njesie vendore dhe Kadastres do të hetohen nga Prokuroria.Vendimi u mor këtë të hënë nga Gjykata e Lezhës, pas një kallëzimi që ka bërë një qytetar për tjetersim dhe shkatërrim të prones së tij.Organi i akuzes kishte dalë në konkluzionin se nuk ka element të vepres penale dhe e kishte dërguar çeshtjen për pushim në gjykate, por kjo e fundit vendosi të mos e pranoje.Qytetari denoncues Anton Meta thotë se bashkia i ka marrë 12 hektarë tokë bujqësore dhe ka hedhur inertet e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019.

Anton Meta i bën thirrje prokurisë që të mos tallet me këtë çështje, por ti shkojë deri në fund dhe përgjegjesit të përballen me ligjin.

Beteja ligjore e këtij qytetari vijon prej më shumë se 4 vitesh dhe thotë se nuk do të ndalet për të drejten e tij, pasi pretendon se i ka të gjitha dokumentat për pronen për të cilen bëhet fjale.

Artikulli paraprakAKSIDENTI I TREFISHTË NË SHËNGJIN, ARRESTOHET 63-VJEÇARI
Artikulli tjetërNJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH