Asnjë prej viktimave të aksidentit të dy ditëve më parë në Velipojë, nuk kishte konsumuar alkool, përpara ngjarjes.

Autopsia e kryer në morgun e Shkodrës ka dalë në përfundimin se viktimat vdiqën si pasojë e asfiksisë nga uji kur ata përfunduan në kanalin e Hidrovorit në Vilun, por ata nuk kishin konsumuar pije alkoolike me heret. Ky rezultat con në mendimin se mungesa e sinjalistikës rrugore dhe ndricimi kanë ndikuar në daljen e mjetit nga rruga, sikurse u dyshua edhe në fillim. Nga aksidenti i ndodhur në zonën e Velipojës humbën jetën katër të rinj, dy prej të cilëve italianë.

Artikulli paraprakVLLAZNIA, TESTI I RADHËS ME KAMZËN SOT NË ORËN 18:00
Artikulli tjetër“RIO 2016”, JA KALENDARI I GARAVE TË SPORTISTËVE SHQIPTARË