Ndërron jetë në spitalin e Shkodrës 50 vjeçari i cili u përplas një natë më parë nga një automjet ndërsa udhëtonte me motoçikletë.

Sipas bluzave të bardha, Gjovalin Hila nuk ka mundur tu mbijetojë dot plagëve të marra në pjesën e kokës si pasojë e aksidentit. Përplasja ndodhi pranë kryqëzimit “Ura e Thive” në lagje “Ndoc Mazi” ku automjeti tip Benz me targa AA 299 OA me drejtues shtetasin Ardian Kodra është përplasur me motorin me targë AF 254 me drejtues shtetasin Gjovalin Hila.

Goditja ka qenë e fortë mes mjeteve duke lënë për pasojë të plagosur rënde 50 vjeçarin, i cili u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës në gjendje kritike për jetën.

Grupi hetimor nisi punën për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, ku sipas të dhënave të para dyshohet se shkak është bërë ndriçimi i kufizuar në zonë dhe mos respektimi i rregullave të qarkullimit nga drejtuesit. Forcat e policisë kanë bërë edhe shoqërimin e drejtuesit të mjetit Benz në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakARRESTOHEN AUTORËT E VRASJES NË MALIN E JUSHIT
Artikulli tjetërSTAR TREND – 06.10.2017