Policia në Lezhë ka finalizuar operacionin e koduar “One Year” në kuadër të të cilit janë vënë në pranga 2 persona të shpallur në kërkim të dyshuar si autorë të vrasjes me armë zjarri të shtetasit G.M. ndodhur 1 vit më parë në fshatin Mali i Jushit në Shkodër.

“Mē datë 06.10.2017, strukturat e Sektorit për Krimet e Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me FNSH-në Tiranë , pas një pune të mirëorganizuar , bazuar në informacione të marra në rrugë policore ,kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar ” One Year ”.

Si rezultat i tij, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e 2 personave të shpallur në kërkim, dhe konkretisht e shtetasve L.M. , 38 vjeç, banues në Torovicë – Lezhë dhe K.M. , 30 vjeç , banues në Torovicë – Lezhë Këta 2 shtetas ( vëllezër), dyshohen si autor të vrasjes së shtetasit G.M. ngjarje e ndodhur me datë 06.10.2016, në fshatin Mali i Jushit në Shkodër”, sqaron policia. Për këta shtetas, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka lëshuar Urdhër Ndalimi për veprat penale ” Vrasje me paramendim ” kryer në bashkëpunim ‘ Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit “.

Artikulli paraprakBASHA, RAMËS: PO ZHVAT BIZNESIN E VOGËL PËR TU PASURUAR ME KLIENTËT
Artikulli tjetërAKSIDENTI, NDËRRON JETË 50 VJEÇARI