Një 49 vjeçar ka humbur jetën në një aksident të rëndë në rrugën KryeBushat Vau Dejës. Viktima është Edmond Lisi, 49 vjeç banues në fshatin Mjedë të bashkisë Vau Dejës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e fshatit Stajka rreth orës 2:30 minuta. Viktima Edmond Lisi po udhëtonte me një makinë tip Skoda ngjyrë e zezë me targë AA 632 HK kur është përplasur me një kamionçin me targë AA 935 LO. Nga ky aksident makina tip Skoda ku ndodhej i vetëm shtetasi Edmond Lisi ka përfunduar në kanal ndërsa kamionçina në anën tjetër të rrugës. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca dhe forcat e policisë. Fillimisht shtetasi Edmond Lisi ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me shpejtësi në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës. Sapo ka mbërritur në urgjencë 49 vjeçari ka humbur jetën duke mos i bërë ballë plagëve të rënda që ka marrë nga aksidenti. Nga sa mësohet drejtuesi i kampionçinës ka pësuar dëme të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën. Policia po bën hetimet paraprake për të zbardhur të plotë këtë aksident të rëndë. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se shkak i përplasjes është bërë shpejtësia me të cilën po udhëtonte viktima por edhe përdorimi i celularit. Kaq ka mjaftuar që dy mjetet të përplasen duke shtuar edhe rrugën e ngushtë në fshatin Stajkë. Ditët e fundit policia rrugore në shumë akse të qytetit por edhe njësi administrative ka shtuar kontrollet dhe masat ndëshkuese por sërish aksidentet vijojnë të jenë një problem shqetësues duke qenë në një numër të lartë.

Artikulli paraprakRAMA: DO TË NDËRTOJMË 170 SHKOLLA TË REJA
Artikulli tjetërAPELI, ‘HAKMARRJA PËR DREJTËSI” E PAFAJSHME: AKUZAT PA BAZA