Një aksident në hyrje të qytetit të Shkodrës ka krijuar trafik të rënduar dhe radhë të gjata.

Me dhjetra mjete motorike që vinin nga dogana e Muriqanit drejt Shkodrës janë bllokuar në aksin nacional Shkodër-Muriqan apo edhe në urën e re të Bunës dhe në hyrje të qytetit. Është dashur që shoferët të presin përreth 30 minuta derisa situata është normalizuar dhe trafiku është liruar. Pjesa më e madhe e makinave ishin turistë të huaj por edhe shtetas shqiptar që jetojnë në vende të ndryshme të Europës. Një prej tyre, që vinte nga Gjermania shpreh shqetësimin e tij për këtë situatë që u krijua dhe tregon se kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Shpesh herë në rastet kur ka aksidente të ndryshme, rrugët e Shkodrës edhe ato me rëndësi kombëtare bllokohen nga trafiku i rënduar. Shoferët nuk njoftohen për atë çfarë ndodh dhe shumë prej tyre nuk e dinë se sa duhet të presin në trafik dhe se për cilën arsye bllokohen mes radhëve të gjata.

Artikulli paraprakUJI, ADEMI: UJËSJELLËSAT TË AMORTIZUAR NË ZONAT RURALE “
Artikulli tjetërAKTORI ENVER HYSENI FESTON 65-VJETORIN DHE DALJEN NË PENSION