Ujësjellësat rural janë në një gjende të amortizuar dhe thuajse jashtë funksionit”.

Kështu shprehet kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi për këtë problem të cilin ia ka shprehur edhe drejtorit të përgjithshëm të ujësjellësit në një takim të zhvilluar. Kryebashkiakja kërkon investime edhe nga qeveria për ujësjellësat rural. Një çështje e diskutuar është edhe impianti i trajtimit të ujërave të përdorura në Velipojë i cili ende nuk është në funksion edhe pse janë kryer punimet. Sipas kryebashkiakes nëse menaxhohet ky impianti i Velipojës hapet rruga për të marrë një investim për impiantin e ujërave të zeza për Shkodrën. Edhe për ujësjellësin në qytet ka abuzime të mëdha por po tentohet që të menaxhohet situata duke mos lejuar shpërdorimin e ujit. Ujësjellësat janë një prej problemeve kryesore me të cilat përballet bashkia e e Shkodrës pas reformës territoriale të cilët duhet t’i menaxhojë dhe t’u sigurojë ujë banorëve të 10 njësive administrative.

Artikulli paraprakARRESTOHET 32 VJEÇARI NË LAGJEN RUS
Artikulli tjetërAKSIDENTI NË HYRJE TË QYTETIT KRIJON TRAFIK TË RËNDUAR