Aksidenti në Korçë, me helikopter drejt Tiranës një nga gardistët

Një nga gardistët e aksidentuar sot në Korçë, pjesë të eskortës së kryeministrit Edi Rama, është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ervin Musai, gardist, mësohet se ka fraktura të rënda në shtyllën kurrizore dhe për këtë shkak është transportuar me helikopter në drejtim të Tiranës për mjekim më të specializuar.

Në aksident mbetën të lënduar edhe dy gardistë të tjerë Klodian Llaka dhe Shkëlqim Pojana (shofer i makinës Toyota të eskortës) ndodhen në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Artikulli paraprakARREST PËR DROGË, SHQIPTARI RREH ME KARATE DY POLICË NË MILANO
Artikulli tjetërNIS NË KORÇË MBLEDHJA E PERBASHKET E DY QEVERIVE,SHQIPERISE DHE KOSOVES