Tre mjete janë përfshirë në aksident në rrugën Elbasan- Metalurgji pranë qendrës tregtare “Orti”.

26 vjeçarja me iniciale M.H., e cila ishte drejtuese e mjetit me targa AA 132 SR është plagosur lehtë, për momentin është duke marrë mjekim në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit. Mësohet se 26 vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën.Tre mjetet kanë bllokuar rrugën duke shkaktuar trafik për rreth 30 minuta deri sa është bërë e mundur lëvizja e tyre.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. aksident

Artikulli paraprakAKSIDENT NË AUTOSTRADË, PËRFSHIHEN 3 MAKINA, RËNDOHET TRAFIKU
Artikulli tjetërAUDI PËRPLAS FURGONIN E OSHEE NË FUSH KRUJË, PLAGOSET 17 VJEÇARJA