Më datë 31.03.2016, rreth orës 09:35 në vendin e quajtur “Rrotondoja e Dobraçit”

, lagje “Partizani” Shkodër, mjeti tip “Mini Cooper” me targë AA585BF, me drejtues shtetasin me iniciale S. L. banues në fshatin Boriç, Malësia e Madhe, është përplasur me motorçikletën tip “Lifan” ma targë CAD780 me drejtues shtetasin me iniciale A. M. 37 vjeç banues në fshatin “Guri Zi”, Shkodër. Drejtuesi i motorçikletës është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër në gjëndje të rëndë për jetën. Në vend ngjarje grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Në përfundim do të dërgohet informacioni i plotë.

Artikulli paraprakPREFEKTI PROPOZON ZGJIDHJE PËR PROBLEMIN E PRONËSISË SË TOKAVE
Artikulli tjetërPARKIM I GABUAR, GJOBA PËR AVOKATËT, NOTERË E GJYQTARË