Prefekti i Qarkut Shkodër Paulin Radovani ka bërë një propozim dhe ka gjetur mbështetjen e kryeministrit Rama në lidhje me problemin e tokave.

Sipas prefektit aty ku nuk ka një përzierje mes ligjit 7501 dhe kufijve të vjetër mund t’i jepet çertefikata e pronësisë atyre fermerëve të cilët po penalizohen edhe për subvencionet që vijnë nga ministria e bujqësisë. Pjesa më e madhe në qarkun Shkodër është në këtë gjendje thotë prefekti. Edhe ata që kanë shitur tokën e vet në zona si Thethi nuk penalizohen. Çështja e tokave është ndër më shqetësueset për qarkun Shkodër duke qenë se pjesa më e madhe e pronarëve për shkak të problemeve të trashëguara nuk kanë çertefikatë pronësie.

Artikulli paraprakVLOLEJBOLL MESHKUJ, VLLAZNIA MUNDË STUDENTIN NË SHTËPINË E TIJ
Artikulli tjetërAKSIDENTOHET 37 VJEÇARI ME MOTORÇIKLETË, NË RREZIK PËR JETËN