Aksidentohet politikania, ndërron jetë në sy të vajzës 8-vjeçare

Ka ndërruar jetë një prej politikaneve më aktive në Europë, ish-deputete ukrainase. Ngjarja e rëndë është regjistruar të shtunën në mëngjes, pas një aksidenti tragjik të ndodhur në detin Adriatik, mes Italisë dhe Kroacisë. Ndërkohë lajmin për vdekjen e Irina Berezhnaya, e ka njoftuar ish-kryeministri ukrainas, Mykola Azarov. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Berezhnaya, ka qenë ish-nënkryetare e opozitës kryesore në Ukrainë. Ajo po udhëtonte me vajzën e saj kur shoferi humbi kontrollin e makinës duke dalë jashtë rruge. Politikania ndërroi jetë në sy ta vajzës së saj 8-vjeçare. Gjithashtu nga ky aksident mbeti i vdekur edhe shoferi i mjetit. Ndërsa vajza e politikanes ka mbetur e plagosur, pasi ishte ulur pas dhe kishte vendosur rripin e sigurimit.

Artikulli paraprakHUMB JETËN 49 VJEÇARI, MBYTET NË LUMIN VJOSË
Artikulli tjetërPLAGOSJE NE LAGJEN TEPE NE SHKODER