Humb jetën 49 vjeçari, mbytet në lumin Vjosë

 

 Një 49 vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme pasi është mbytur në lumin Vjosë në fshatin Mifol të Vlorës. Nuk dihet ende se si ka ndodhur ngjarja, por sipas policisë, ka qenë ora 18:00, kur ata kanë marrë një telefonatë se 49 vjeçari me inicialet A.N, banues në Novoselë të Vlorës, është mbytur. Trupi i pajetë i A.N nuk është gjetur ende, ndërsa shërbimet e policisë janë ende duke kontrolluar zonën ku ka ndodhur ngjarja, si edhe është njoftuar grupi i polumbarëve për të ardhur në ndihmë për gjetjen e trupit. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme hetimore. Njoftimi i plotë i policisë: Vlorë Informacion paraprak Më datë 06.08.2017 rreth orës 18:00 Salla Operative Vlorë njoftohet nga një telefonatë se në lumin Vjosë në fshatin Mifol është mbytur një shtetas. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimet paraprake rezulton se është mbytur shtetasi A.N., 49 vjeç, banues në Novosele,Vlorë. Shërbimet e policisë janë ende duke kontrolluar zonën ku ka ndodhur ngjarja, si edhe është njoftuar grupi i polumbarëve për të ardhur në ndihmë për gjetjen e trupit. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme hetimore. 

Artikulli paraprakVAJZA SHKODRANE KANOS NE RRUGE NJE SHTETAS
Artikulli tjetërAKSIDENTOHET POLITIKANIA, NDËRRON JETË NË SY TË VAJZËS 8-VJEÇARE