Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Kristiano Vaso, 24 vjeç. Ky shtetas ishte drejtuesi i njërit prej mjeteve të përfshirë në aksidentin e ndodhur me 24 qershor të këtij viti në fshatin Rrenc të njësisë Guri Zi.

Në atë përplasje u përfshinë në total 7 persona, 4 nga familja Ndreka banues në Juban dhe 3 të tjerë në mjetin tjetër të drejtuar nga 24 vjeçari.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar për dhënien e masës së sigurisë prokuroria kërkoi “arrest me burg” për Kristiano Vason ndërsa pala mbrojtëse kërkoi një masë lehtësuese ndaj 24 vjeçarit.

Në fund gjykata vendosi “arrest me burg” për të. Aksidenti që ndodhi tek kthesa e Rrencit bëri që të plagosen 7 persona ndër të cilët fillimisht 3 në gjendje të rëndë dhe katër të tjerë jashtë rrezikut për jetën.

24 vjeçari Vaso po drejtonte një mjet mercedes benz me targë AA 195 MV kur është përplasur me mjetin tip Opel me targë AA 449 GE. Tek ky mjet ndodhej familja Ndreka të cilët mbetën të plagosur.

Ndër 5 antarët e kësaj familje dy prej tyre, shoferi Vitor Ndreka dhe vajza e tij L.Ndreka 17 vjeçe morën dëmtime të rënda. 17 vjeçarja u dërgua drejt Tiranës për mjekim të specializuar

ndërsa Vitor Ndreka qëndroi fillimisht për mbi një orë i bllokuar në mjet derisa u arrit që të nxirret nga zjarrëfikëset dhe policia bashkë me ndihmën e banorëve e kalimtarëve të rastit duke u transportuar më pas në spitalin rajonal të Shkodrës.

Tre antarët e tjerë të kësaj familje Monda Ndreka 39 vjeçe, M.Ndreka 13 vjeçe dhe E.Ndreka 6 vjeç morën dëmtime të lehta.

Pas kësaj ngjarje policia arrestoi drejtuesin e mjetit tjetër Kristiano Vaso i cili rezulton se po ecte me 130 km në orë në një rrugë të vështirë si ajo Shkodër-Guri Zi.

Nga sa mësohet në 2012, 24 vjeçari ka shkaktuar një tjetër aksident, atëherë me pasojë vdekjen ndërsa ky është rasti i dytë duke rrezikuar një familje të tërë.

 

Artikulli paraprakRRANXA NUK KA KOSHA, PLEHRAT NË RRUGË
Artikulli tjetër“PROF. DR. KOLË ASHTA DHE STUDIMET ALBANOLOGJIKE”