Aksidentoi për vdekje një të moshuar një ditë më parë dhe largohet nga vendi i ngjarjes, arrestohet pas 24 orësh drejtuesi i automjetit O.H, 27, vjeç, banues në Kamëz. Foto ilustruese

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi një ditë më parë ka aksidentuar për vdekje një të moshuar në Kamëz.

I arrestuari është O.H, banues në Çekrezë, Kamëz. Pas aksidentit fatal në rrugën “Tokyo” në Kamëz me automjetin “Reno Clio” ku la të vdekur në vend një të moshuar, rreth moshës 70-vjeç, i riu është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ai u arrestua 24 orë pas aksidentit të rëndë, ndërkohë që viktima mbetet i paidentifikuar.

Njoftimi i policisë:
Më datë 16.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi O.H, vjeç 27, banues në Çekrezë Kamëz, pasi më datë 15.04.2018, pranë rrugës “Tokio”, Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Reno Clio”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen e menjëhershme të një shtetasi të paidentifikuar rreth 70 vjeç. Punohet për identifikimin e kufomës. Neni 290/3 i Kodit Penal.

Artikulli paraprak“MARRËZIA” U ZGJAT ME LIGJ; U NDRYSHUA ME KËRKESË TË DEPUTETËVE
Artikulli tjetërVENDOSET EKSPLOZIV NË MAKINËN E NJË MËSUESEJE