Një 50 vjeçarë është vënë në prangat e policisë së Shkodrës i akuzuar për fshehje të të ardhurave dhe prodhim i kundraligjshëm i artikujve industrialë. Arrestimi 50 vjeçarit me iniciale M.M u bë pasi në kontrollin e ushtruar ambienteve të marra me qera nga ky shtetas u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej : 800 kg duhan të grirë refuzho 96 koli me nga 45 steka me cigare me mbishkrim DS,LUX dhe BEST.

Dy makina për prodhimin dhe përpunimin e duhanit, të cilët  nuk disponon dokumentacion tatimor.Po në Shkodër ditën e djeshe u vu në prangat e policisë 62-vjeçari me iniciale S.M. pasi në kontrollin e ushtruar ambienteve të marra me qera ju gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy makina për prodhimin dhe përpunimin e duhanit, dhe 25 thasë me duhan refuxho të cilët  nuk disponon dokumentacion tatimor. Materialet  i kaluan  Prokurorisë  së rrethit Gjyqësor Shkodër për vepren “Fshehje e të ardhurave” dhe “Prodhim i kundraligjshëm i artikujve industriale