Kryetari i PD, Lulzim Basha në orën 12:00 do të zhvillojë një mbledhje në selinë blu me aleatët opozitarë në parlament.

Në takim pritet që të jetë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Dashamir Shehi dhe Vangjel Dule.

Në qendër të bisedës në mbledhjen e opozitës pritet që të jetë aksioni opozitar pas akuzave për Fatmir Xhafajn.

Dje opozita bllokoi parlamentin, ndërsa paralajmëroi protesta duke kërkuar largimin e Ministrit të Brendshëm, pasi e akuzon se mbrojti vëllanë e dënuar në Itali me 7 vite burg për trafik.

Por Agron Xhafajn u dorëzua në Itali, ndërsa opozita vijon akuzat, pasi dje publikoi një intervistë të personit që sipas PD-së ishte konsideruar si dëshmitari “X” dhe që u prezantua me emrin Albert Veliu.

Pesë ditë më parë PD-ja publikoi një material audio, në të cilin sipas saj dëgjohej Albert Veliu duke folur me Agron Xhafën për të trafikuar lëndë narkotike.

Artikulli paraprakLAMTUMIRA E TORRES, E MBYLL SI KAMPION ME ATLETICO MADRID
Artikulli tjetërPROKURORIA E MERR NË PYETJE, “DËSHMITRARI X”: PËRGJIMIN S’E REALIZOVA UNË, ZËRI ËSHTË I AGRON XHAFËS