Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje dje “Dëshmitarin X” të Partisë Demokraitke të njohur si Albert Veliu, 51 vjeç nga Vlora.

Prokuroria e Tiranës konfirmoi se Veliu ka dëshmuar ditën e enjte në prokurori duke i qëndruar deklarimeve të bëra edhe publikisht në video-dëshminë e transmetuar nga selia blu rreth orës 14 të së enjtes.

I pyetur nga hetuesit për mënyrën e realizimit të përgjimit, Veliu ka mohuar autorësinë duke deklaruar se biseda dhe zëri është i tij dhe Agron Xhafës por ai s’ka dijeni se si është kryer përgjimi.

Prokuroria e Tiranës e ka pyetur Veliun në cilësinë e deklaruesit pas kallëzimit të bërë nga Agron Xhafa, ndërsa pritet që për të zbardhur të vërtetën e këtij përgjimi të kryhet dhe një ekspertizë teknike për të përcaktuar nëse është apo jo autentik dhe mënyrën se si është realizuar

Artikulli paraprakAKSIONI OPOZITAR KUNDËR QEVERISË, BASHA MBLEDH ALEATËT PËR STRATEGJINË
Artikulli tjetër“THE INDIPENDENT”: RUSIA KA KTHYER SYTË NGA SHQIPËRIA …