Proza e Migjenit, përtej vargjeve që e bënë të njohur, u soll në një interpretim të veçantë artistik në Bibliotekën Publike “Marin Barleti” në Shkodër.

Në kuadër të 115-vjetorit të lindjes së shkrimtarit, aktori Astrit Fani interpretoi fragmente nga krijimtaria e tij në prozë, të ndërthurura me muzikë instrumentale.

Përmes këtij interpretimi, publiku pati mundësinë të rikthehej te bota letrare e Migjenit, te personazhet dhe temat që trajtoi në veprat e tij, por edhe te mesazhet shoqërore që vijojnë të ruajnë aktualitetin edhe sot.

Aktiviteti synoi të risillte në vëmendje një tjetër dimension të krijimtarisë së shkrimtarit të njohur, duke e afruar publikun me prozën e tij përmes gjuhës së artit dhe interpretimit skenik.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVOLEJ, FITORE PËR MESHKUJT DHE HUMBJE PËR FEMRAT
Artikulli tjetërME STOLA GURI DHE KARRIGE DRURI/ KRYEMINISTRI RAMA NUK HEQ DORË NGA KËRKESA NDAJ STUDENTËVE, I FTON SËRISH NË DIALOG