Ekipi i volejbollit të meshkujve të Vllaznisë ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat, duke triumfuar me rezultatin 3-1 në transfertë ndaj Erzenit. Kuqeblutë e trajnerit Artan Kalaja fituan dy setet e para, me përjashtim të të dytit që shkoi për vendasit, ndërsa me sukseset 25-13 dhe 25-22 në dy setet e fundit vulosën fitoren e radhës. Ky është triumfi i tretë në katër ndeshje për shkodranët, të cilët renditen në vendin e tretë të kampionatit. Në krahun tjetër, situata nuk paraqitet aspak pozitive për ekipin e volejbollit të femrave të Vllaznisë, që ka pësuar humbjen e katërt radhazi.

Vajzat shkodrane u mundën 0-3 në transfertë nga Pogradeci, kampionia në fuqi e vendit, në një ndeshje ku diferenca mes dy skuadrave u pasqyrua qartë edhe në rezultatet e seteve, 25-12, 25-13 dhe 25-10. Pas katër javëve të para të kampionatit, Vllaznia e femrave ndodhet në fundin e tabelës së renditjes, në kërkim të pikëve të para sezonale.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBASKET, VLLAZNIA KRYEN NJË TJETËR GODITJE NË MERKATO
Artikulli tjetërAKTIVITET ARTISTIK NË 115-VJETORIN E LINDJES SË MIGJENIT