
Në kuadër të fushatës sensibilizuese “Tetori Rozë”, me moton “Rozë për shpresë, për guxim, për jetë”, u zhvillua sot një aktivitet ndërgjegjësues për rëndësinë e parandalimit dhe kontrollit të hershëm të kancerit të gjirit. Mjekja onkologe në spitalin Rajonal të Shkodrës, Ana Xhuveli, ndau të dhënat mbi situatën aktuale në Shkodër. Ajo u shpreh se gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 30 raste të reja me kancer gjiri, ndërsa deri më tani, këtë vit janë evidentuar 25 raste.
Mjekia dhe koordinatorja e organizatës “Autochthonous”, folën për rëndësin e kësaj nisme.
Aktiviteti u organizua në bashkëpunim mes shërbimit të Onkologjisë së Spitalit Rajonal Shkodër, organizatës “Autoktone”, dhe Universitetit të Shkodrës, me qëllim përhapjen e mesazheve të kujdesit dhe vetëkontrollit si mjete jetike në luftën kundër kësaj sëmundjeje.






