Qyteti i Shkodrës njihet për kulturë dhe traditë. Duke qenë i tillë, prej vitesh nuk kanë munguar talentet e reja, bashkë me ikonat e muzikës dhe artit, të cilët kanë bërë historinë.

Por, Shkodra a e ka akoma magjinë e së kaluarës? A ka në Shkodër mjaftueshëm aktivitete kulturore dhe artistike? Duket se vetë artistët shkodranë janë të ndarë në opinionet e tyre.

Për mjeshtrin e madh, Bujar Qamili, Shkodra është qyteti me aktivitetet më të shumta artistike. Qamili nuk harron të përmend një numër të madh organizimesh e koncertesh.Të njëjtin mendim ndanë edhe këngëtarja e njohur shkodrane, Mukades Çanga.

Nga ana tjetër, njëri prej anëtarëve të grupit muzikor “Karajfilat që ka Shkodra”, Ruzhdi Çeka dhe këngëtarja e re Klodiana Vata shprehen se në Shkodër duhet të ketë më tepër organizime.

Përtej mendimit të ndarë të artistëve shkodranë, Shkodra vijon të mbetet vatër e artit dhe kulturës.

 

Artikulli paraprakNDAHET NGA JETA SENATORI AMERIKAN JOHN McCAIN
Artikulli tjetërPESË AKTORËT MË TË PAGUAR NË BOTË