Senatori John McCain, i cili shërbeu gjashtë mandate radhazi në Senatin amerikan dhe kandidoi dy herë për president, ka ndërruar jetë ditën e djeshme, në moshën 81 vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin në tru.

McCain përfaqësoi shtetin e Arizonës në Senat. Në sytë e shumë amerikanëve senatori ishte një hero lufte, një patriot dhe një luftëtar i së drejtës, pa marrë parasysh se cilin krah politik përfaqësonte ajo.

Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008 ai u përball me kandidatin demokrat Barak Obama dhe humbi. Megjithatë ai vazhdoi të shërbejë në senatin amerikan.

McCain tregoi mjaft interesim për çështjet e Ballkanit dhe e ka vizituar disa herë rajonin.
McCain, vuante nga kanceri në tru, që ishte diagnosifikuar në korrik të vitit 2017.

Sipas njoftimit nga familja e tij, ai ndërroi jetë në pasditen e së shtunës, pranë gruas së tij, Cindyt.

Artikulli paraprak“SHQIPËRIA, DESTINACION I MREKULLUESHËM TURISTIK”
Artikulli tjetërAKTIVITETET KULTURORE, A I MJAFTOJNË SHKODRËS ?