186 subjekte kane qene në sitën e AKU gjatë sezonit veror.

Një fakt i tillë është bere me dije nga Hamdi Mlloja, inspektori i AKU gjatë një koference per mediat ku eshte analizuar e gjithe ecuria e procesit e të inspektimeve nga ky institucion. Sipas Mllojes, kontrollet janë përqendruar ne disa zona ku pervec gjobave jane dhene edhe rekomandime per drejtuesit e subjekteve.

Nga ana tjetër, Mlloja është shprehur se ka nisur puna që tani për hartimin e planit për vitin e ardhshëm, ku do të përmiresohen edhe gabimet e bere gjate këtij sezoni. AKU, ka zbritur në terren që gjatë muajit qershor, për të kontrolluar të gjitha subjektet qe kane lidhje te drejteperdrejte me konsumatorin me qellim shmangien e helmimeve, por edhe penalizimin e subjekteve qe tregtojnë mallra pa cilësi të skaduara për konsumatorin.

Artikulli paraprakGJAKMARRJA LË JASHTË SHKOLLËS 9 FËMIJË
Artikulli tjetërVITI I RI SHKOLLOR, KOSTOJA PËR NJË FËMIJË