Jashte shkolles per shkak te gjakmarrjes. Edhe kete vit ne Shkoder do kete femije te cilet nuk do mund te ulen me bashkemoshatret e tyre ne bankat e shkolles per shkak te frikes se vrasjes nga hasmi.

Megjitahte statistikat tregojne nje zbutje te fenomenit. Nga 20 fëmijë që nuk shkonin në shkollë një vit më parë,.këtë fillim viti vetëm 9 prej tyre nuk kanë arritur që ti bashkohen bashkëmoshatarëve të tyre në bankat e shkollës. Kryetari i shoqates “Misionaret e paqes” Nikollë Shullani tha se vetëm në Shkoder janë 9 fëmijë të ngujuar të cilët nuk mund të shkojnë në shkollë.

Kanuni nuk e thotë që fëmijët të vriten, e as femrat e megjithate me ligjet e tij eshte abuzuar deri me tani pafundesisht. Dhjetra fëmijë për shkak të kësaj plage po mbeten të pashkolluar, disa dhe në kushtet e analfabetizmit. Shpeshherë gjakmarrja është përdorur si mundësi për të përfituar financime nga shoqata të ndryshme.

Artikulli paraprak“ZJARRET” 10 MILION DËMI NË ZONAT E MBROJTURA
Artikulli tjetërAKU, 5 GJOBA GJATË SEZONIT VEROR