Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vijuar të ushtrojë kontrolle në disa restorante ne jug të vendit. Për shkak të mungesës së kushteve higjiene-sanitare, dhe tregtimit të midhjes së rrallë, AKU-ja njofton se ka mbyllur 3 restorante.

Gjatë aksionit që AKU po ushtron në zonat bregdetare, trupa inspektuese DRAKU, Vlorë ka bllokuar 2 subjekte, me aktivitet “Restorant” dhe “Bar-Piceri” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Ndërsa një tjetër subjekt me aktivitet “Restorant” është goditur nga AKU për shkak se tregtonte produktin “Dater” ose ndryshe “midhja hurmë”, tregtim i cili nuk lejohet sipas legjislacionit në fuqi.

Ndaj dy subjekteve Bar-Piceri  dhe Bar-Resorant  në Jonufër, Vlorë janë marrë masë administrative gjobë (për kushte të rënda higjeno-sanitare) si dhe bllokim të menjëhershëm të aktivitetit.

Ndëra ndaj subjekti, restorant në Ksamil u mor masë administrative gjobë 100.000 lekë si dhe asgjësim i 1 kg “dater” duke e bërë të papërdorshëm për konsum.

Artikulli paraprakEKSTRADOHET DREJT NORVEGJISË, TRAFIKANTI I DROGËS
Artikulli tjetërFA NDIHMA NDAJ BANORËVE TË PREKUR PREJ TERMETIT