Forcat e Armatosura kanë vijuar me ndihmat për banorët e prekur nga tërmeti 5.1 ballësh i rënë në qarkun e Dibrës. Pas ngritjes së çadrave, FA-të kanë nisur edhe me shpërndarjen e bazës materiale dhe ushqimeve.

Ndihmat e shpërndara nga forcat e armatosura
Forcat e Armatosura kanë vijuar me ndihmat për banorët e prekur nga tërmeti në qarkun e Dibrës.

Pas ngritjes së çadrave, FA-të kanë nisur edhe me shpërndarjen e bazës materiale dhe ushqimeve.

Në Bashkitë e qarkut Dibër, FA kanë shpërndarë rreth 200 shtretër, batanije dhe pako ushqimore.

Që pas tërmetit të 11 gushtit, 19 familje në disa njësi adminiatrative jetojnë në çadrat e ngritura nga Forcat e Armatosura.

Tërmeti me magnitudë 5.1 ballë i shkallës rihter, i rënë në qarkun e Dibrës është ndjerë më fortë se kudo tjetër. Epiqendra e tij ishte 10 km nga Bulqiza.

Artikulli paraprakAKU BLLOKON 3 RESTORANTE ,KUSHTE HIGJENIKE SKANDALOZE
Artikulli tjetërRRETH 1 MLN SHQIPTARË MBI 25 VJEÇ NUK LEXUAN ASNJË LIBËR NË 2017