NJOFTIM PËR SHTYP

Duke marrë shkas nga emisioni “Fiks Fare” i datës 02.02.2017, gjykata e Apelit Shkodër vlerëson të sqarojë opinionin publik  rreth  atij fakti. Deklarimi  i bërë nga avokati  Gjin Marku,  është i pavertetë dhe mashtrim.   Në asnjë rast Avokati Gjin Marku i shfaqur në emsionin investigativ “Fiks Fare” nuk ka pasur asnjë kontakt as fizik dhe as të ndonjë forme tjetër  me asnjërin prej anëtarëve të trupit gjykues.            Për këtë shkak ndaj tij është filluar procedimi penale dhe është bërë arrestimi i tij. Cdo përpjekje e kujdo qoftë për të hedhur baltë mbi veprimtarinë e trupës gjyqësore dënohet me forcë nga ana jonë. Mbështesim cdo hetim të organve kopetente dhe të mediave  për zbardhjen e të vertetës  dhe vënien përpara përgjegjesisë  të cdo personi që me veprimet e tija shkel ligjin, cënon imazhin e veprimtarisë sonë. Njoftojmë qytetarët se cdo deklarim nga cilido avokat apo subjekt që pretendon se mund të komunikojë  me  gjyqtarët e trupës gjyqësore të Gjykatës se Apelit Shkodër  për të përfituar favorizime të padrejta për cfarëdo lloj vendimi, është një gënjeshtër e cila bëhet për të marrë shpërblime të padrejta  në emër të kësaj trupe gjyqësore,cenuar imazhin e saj. Qytetarët të mos bien pre e këtyre mashtrimeve.     Rreth çështjes informojmë se në Gjykatën e Apelit Shkodër është shqyrtuar çështja penale në ngarkim të pandehurve   Përfundimisht pandehuri Altin Gjergji është dënuar me 6 ( Gjashtë) vjet e 6 ( Gjashte)   muaj  burgim. I pandehuri Dodë Frroku është deklaruar fajtor për kryerjen e veprës penale të “Moskallzimit të Krimit “ dhe është dënuar me 1 vit burgim.  Gjykata e Apelit Shkodër e ka gjetur të drejtë dhe të bazuar në prova e në ligj vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë

Artikulli paraprakTHEHI, PRENÇI: BASHKIA S’KA KAPACITETE PËR RRUGËN
Artikulli tjetër“SHKODRA EDUKON KULTURË, NGUJON GJAKMARRJE”