Një punonjës i zjarrfikëses në Elbasan dhe një person tjetër janë ndaluar nga SHÇBA për vjedhje dhe prodhim e shitje narkotikësh, ndërkohë një tjetër është shpallur në kërkim.

“Sektori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, SHÇBA, Elbasan, në kuadër të një procedimi penal nisur disa muaj më parë, ndaloi shtetasin Endrit Disani, nga Librazhdi, me detyrë punonjës i PMNZSH Librazhd. Ndalimi i 28-vjeçarit u krye pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal të datës 18 dhjetor 2016, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vjedhje, e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga nenet 134/2 dhe 283 të Kodit Penal”, sqaron policia. Gjithashtu u ndalua shtetasi Ardit Hala, banues në Librazhd, për të cilin është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhje, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134/2, e Kodit Penal. SHÇBA ka shpallur në kërkim edhe shtetasin J.A., i dyshuar si bashkëpunëtor në vjedhje, me dy të ndaluarit e tjerë.

Artikulli paraprakPRESIDENTI NISHANI NË TURQI, TAKIM KOKË MË KOKË ME ERDOGAN
Artikulli tjetërGRUAJA GJEN NJË GJARPËR RRETH PEMËS SË KRISHTLINDJEVE