Dhurata më e frikshme që mund të gjesh në një pemë krishtlindjesh.

Një grua australiane ka gjetur një gjarpër një metër të gjatë rreth pemës së saj të krishtlindjeve këtë të dielë. Ajo ka kërkuar menjëherë ndihmë për të hequr gjarprin “tigër” i cili ishte vendosur midis zbukurimeve të pemës. Sipas Barry Goldsmith personi që është marrë me heqjen e gjarprit nga pema dhe lëshimit të tij përsëri në pyll, ky lloj gjarpri është një nga më helmuesit në Australi. Gjarpri “tigër” bën pjesë tek speciet që në shumë shtete të kontinentit mbrohen me ligj.

Artikulli paraprakAKUZOHET PËR VJEDHJE DHE DROGË, NDALOHET ZJARRFIKËSI I LIBRAZHDIT
Artikulli tjetërSHBA-JA MBYLL AMBASADËN DHE KONSULLATAT NË TURQI