Një alarm për bombë ka vënë në gatishmëri disa institucione edhe në qytetin e Lezhës, pas mbërritjes së një emaili kërcënues në adresat elektronike të Bashkisë, Prefekturës dhe Gjykatës. Mesazhi përmbante kërcënime të drejtpërdrejta, ku pretendohej se në ndërtesat e këtyre institucioneve ishte vendosur një bombë, e cila do të shpërthente brenda një afati të caktuar kohor.Në email, dërguesi pretendonte se ishte udhëheqës i Milicisë Serbe, duke shkruar se kishin ardhur për t’u hakmarrë. Përmbajtja e mesazhit shkaktoi shqetësim dhe bëri që institucionet e përmendura të merrnin masa paraprake, ndërsa punonjësit u larguan nga zyrat deri në sqarimin e situatës.Pas njoftimit, policia ndërhyri duke kryer kontrolle në ambientet e brendshme dhe të jashtme të ndërtesave, me qëllim verifikimin e kërcënimit dhe garantimin e sigurisë.

Nga kontrollet e ushtruara nuk u konstatua asnjë objekt i dyshimtë dhe alarmi rezultoi fals.Pas përfundimit të verifikimeve, punonjësit u rikthyen në ambientet e tyre dhe vijuan normalisht punën.Kjo është hera e dytë brenda një harku të shkurtër kohor që disa institucione në qytete të ndryshme të vendit përballen me alarme për bombë përmes mesazheve elektronike kërcënuese, duke vënë në lëvizje strukturat e policisë dhe duke detyruar institucionet të marrin masa për sigurinë e punonjësve dhe qytetarëve.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBASHKIA SHKODËR INVESTON NË PALESTRËN E ATLETIKËS
Artikulli tjetërMUZIKA DHE POEZIA BASHKOHEN NË KULLËN E INGLIZIT