Muzika dhe poezia u ndërthurën në një mbrëmje të veçantë artistike në Kullën e Inglizit, në Shkodër. Tingujt muzikorë dhe vargjet poetike sollën një atmosferë të veçantë, ku arti u lidh me historinë, kujtesën dhe identitetin kulturor të qytetit. Mbrëmja bëri bashkë artistë dhe dashamirës të kulturës, ndërsa këngëtarët Luigj Alija dhe Irsa Mashi interpretuan pjesë muzikore, të shoqëruar nga instrumentistë të njohur shkodranë.

Përveç muzikës, një vend të veçantë në këtë aktivitet zuri edhe poezia. Vargje nga libri “Djep në Udhëkryq”, me autor shkrimtarin Myrto Hysaj, u sollën për publikun përmes interpretimit të Hea Lohjas.

Kjo mbrëmje artistike riktheu në vëmendje traditën e pasur kulturore të Shkodrës dhe lidhjen e ngushtë të qytetit me muzikën dhe letërsinë. Përmes këtyre formave të shprehjes artistike, aktiviteti përcolli vlerat e trashëgimisë kulturore dhe rëndësinë e ruajtjes së tyre ndër breza.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakALARM PËR BOMBË EDHE NË LEZHË
Artikulli tjetërFUTBOLLISTËT E VLLAZNISË RIKTHEHEN NË STËRVITJE