Danimarkë, alarme për bombë në gjithë vendin .Policia evakuon dy aeroporte dhe dy qendra tregtare.

Një kampus universitar, dy aeroporte provinciale dhe 2 qëndra tregtare janë evakuuar në Danimarkë. Ndërhyrja e policisë ndodhi për shkak të disa alarmeve për bombë. Mbetet e paqartë se kush qëndron prapa këtyre kërcënimeve. Alarme të tjera ka pasur edhe në lokacione në zonën e kryeqytetit, duke përfshirë aeroportin e Kopenhagen. Por këta të fundit u konsideruan të rremë. “Ka pasur disa kërcënime për bombë në një kohë të shkurtër në gjithë vendin”, ka shkruar policia daneze në Tuitër. Ndërkohë, pas disa kontrolleve, kampusi universitar është rihapur përsëri. Ndërsa edhe tek dy aeroportet nuk është gjetur ndonjë objekt i rrezikshëm

Artikulli paraprakQEVERIA E AUSTRISE DO TE SHEMBE SHTEPINE KU LINDI HITLERI
Artikulli tjetërBANKA BRITANIKE MBYLL LLOGARITË E TELEVIZIONIT RUS