Qeveria e Austrisë do të shembë shtëpinë ku u lind Hitleri

Shtëpia ku Adolf Hitleri ka lindur do të shembet dhe do të zëvendësohet me një ndërtesë të re, e cila nuk do të ketë të bëjë asgjë me diktatorin nazist, ka njoftuar sot qeveria e Austrisë. Qeveria në Austri ka për qëllim që të shkatërrojë këtë shtëpi me qëllim që të zhduk trashëgimin neo-naziste, e cila shpesh përdoret për pelegrinazh. Plani për shkatërrimin e shtëpisë së Hitlerit pritet të votohet në Parlament, por Ministria e Brendshme, ka thënë se shkatërrimi i këtij objekti është rekomanduar nga një komision i përcaktuar nga qeveria. Partitë në pushtet por edhe ato në opozitë pritet që ta mbështesin këtë plan. Ministri i Brendshëm Wolfgang Sobotka tha se “një rimodelim arkitektonik i kompeltuar deri në detaj është i dosmosdoshëm për ta parandaluar përfundimisht njohjen dhe simbolikën e ndërtesës”

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 17.10.2016
Artikulli tjetërALARME PER BOMBA,EVAKUOHEN DY AEROPORTE DHE DY QENDRA TREGTARE NE DANIMARKE