Festivali i kitares u ndal në Miditë.Pritëse e këtij eventi kulturor, ishte kisha shekullore e Shelbuemit në Rubik.Koncerti klasik erdhi nën interpretimin e kitaristit të njohur Denis Bizhka, i cili luajti muzike të përiudhave të ndryshme baroke, romantike dhe motive folklorike.

Eshtë një privilegj i veçante të luash muzike në një kishe me vlera të jashtëzakonshme historike, thotë kitaristi Denis Bizhga.

Promovimi i vlerave kulturore, historike dhe etnografike është qëllimi i eventeve të tilla thonë mbështetësit e këtij koncerti.

Koncerti në kishen e Shelbuemit në Rubik zgjati rreth 60-minuta, duke tërhequr në maksimum vemendjen e të pranishmeve, ku nuk munguan përfaqësues të politikes dhe drejtues lokal.

Artikulli paraprakZEF PERGEGA: SHQIPTARËT PO LINDIN DJEM PËR BOTËN
Artikulli tjetërZJARRI NË BANESË, PONARI: KUJDES ME BOMBULAT E GAZIT