Mesditën e së mërkurës, një banesë në qytetin e Shkodrës u përfshi nga flakët si shkak I shpërthimit të bombulës së gazit. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga ngjarja. Por, një ditë më vonë, drejtori në drejtorinë e mbrojtes nga zjarri dhe shpëtimi tregon shkakun e shpërthimit të bombulës ndërsa shton se mbërritja në kohë rekord e efektivëve zjarrëfikës bëri që zjarri të neutralizohet në kohë, pa us hkaktuar dëme të tjera.

Drejtori Ponari apelon qytetarët, por edhe drejtuesit e biznesve të ndryshme të mos përdorin bombula kampingu. Ndërkohë, një element kyq është edhe kolaudimi I bombulave, process që mund të parandalojë situata të tilla

Fatmirësisht, zjarri në banesën e të moshuarës ditën e mërkurë arritit të neutralizohej në kohë duke mos shkaktuar më tepër dëme, por në qytetin e Shkodrës ka aptur raste të shumta të zjarrit në banesa si pasojë e përdorimit të bombulave të gazit që nuk përmbushin asnjë standart për përdorim të përditshëm.

Artikulli paraprak“ALBANIA GUITAR FESTIVAL” NDALET NË MIRDITË
Artikulli tjetërSHFAQET FILMI HOLLANDEZ “VETËM TRE MINUTA”