Këtë të premte është mbajtur konferenca zgjedhore e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura për rajonin e Shkodrës. Në këtë konferencë të tetë, I pranishëm ishte edhe presidenti I kongresit të BSPSh, Gëzim Kalaja I cili garantoi kërkesë më të madhe të llogarisë dhe më shumë punë për përmirësimin e kushteve sociale, duke filluar nga rritja e pagave.

Kreu I sindikatës në Shkodër, Albert Tuka deklaroi se në këtë mandate ka trajtuar me përgjegjëshmëri çdo shqetësim të drejtuar nga qytetarët.

Ndërkohë, kreu I sindikatës së shëndetësisë Paolo Kaceri ftoi qytetarët në bashkëpunim më të ngushtë me sindikatat.

Në fund të konferencës, Albert Tuka u rizgjodh kryetar I Bashkimit të Sindikatave të Pavarura rajoni Shkodër në një mandate tjetër 5 vjeçar, në shërim të qytetarëve dhe problematikave që ato kanë me punësimin.

Artikulli paraprakNË KËRKIM NDËRKOMBËTAR NGA ITALIA, ARRESTOHET NË HAN TË HOTIT 31-VJEÇARI
Artikulli tjetërAKTIVITETI “DITA E ARSHI PIPËS”