“Dita e Arshi Pipës” ishte aktiviteti I organizuar nga muzeu historic dhe Vendi I Dëshmisë dhe Kujtesës në Shkodër në përkujtim të figurës shumëdimensionale të ish- të burgosurit politik, shkrimtarit, poetit, arsimtarit. Përgjegjësi I Vendit të Dëshmisë dhe Kujtesës, Pjerin Mirdita ndërsa dha detaje për aktivitetin, vlerësoi kontributin dhe sakrificën e Arshi Pipës.

Ndërkohë, aktorët e teatrit “Migjeni” përmes interpretimit të poezive të ndryshme dhuruan një emocion të veçantë për të gjithë vizitorët e rastësishëm të Vendit të Dëshmisë dhe Kujtesës, për të përkujtuar Arshi Pipën si një ish- të burgosurit e parë politik në vend.

Arshi Pipa vuajti në burgjet dhe kampet e shfarosjes nga viti 1948, ndërsa shkroi librin me poezi “Libri i Burgut”. Ai u lirua nga burgu në prillin e vitit 1956 ndërsa më vonë emigroi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku edhe ndërroi jetë në 20 korrik 1997.

Artikulli paraprakALBERT TUKA RIZGJIDHET KRYETAR I BSP RAJONI SHKODËR
Artikulli tjetërKONCERT-PERFORMANCË NË BIBLOTEKËN MARIN BARLETI