Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së martë do të takohet me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ndërkohë që një ditë më pas do ta takojë kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Ky fakt është bërë i ditur për Telegraf nga burimet brenda Qeverisë së Kosovës. Për dallim nga Abdixhiku dhe Haradinaj, PDK ka refuzuar takimin e kërkuar nga Kurti.

Ditë më parë, Kurti i kishte dërguar nga një letër liderëve të partive parlamentare për t’u takuar dhe koordinuar për çështjet politike.

Artikulli paraprakPËR 5 MUAJ NË DETYRË, GARDA KOMBËTARE AMERIKANE I JEP FUND MBROJTJES SË KAPITOLIT
Artikulli tjetërSI PARAQITET SITUATA NË KOSOVË, 3,551 RASTE AKTIVE ME KORONAVIRUS