Trupat e Gardës Kombëtare amerikane po largohen nga Uashingtoni pasi mbrojtën Kapitolin për gati pesë muaj pas sulmit vdekjeprurës të 6 Janarit.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin falënderoi ushtarët dhe pjesëtarët e forcës ajrore që ndihmuan policinë e Kapitolit dhe autoritetet lokale për të përforcuar masat e sigurisë pas ngjarjes së dhunshme.

“Këta ushtarë mbrojtën jo vetëm ndërtesat, por edhe ligjvënësit që punojnë atje, duke siguruar që puna e tyre të vazhdonte pa ndërprerje. Ata respektuar betimin e tyre për të mbështetur dhe mbrojtur Kushtetutën,” tha zoti Austin të hënën.

Sekretari i shtypit i Pentagonit John Kirby u tha gazetarëve në Pentagon se rreth 1.000 trupa do të largohen në ditët e ardhshme. E diela ishte dita e fundit e misionit të mbrojtjes të Kapitolit.

Artikulli paraprakNË LISTËN E 10 PERSONAVE MË TË RREZIKSHËM NË KËRKIM, ARRESTOHET NË BRAZIL SHEFI I NDRAGHETA-S
Artikulli tjetërALBIN KURTI SOT TAKON HARADINAJN, TË MËRKURËN LUMIR ABDIXHIKUN