Aleksis Tsipras ka dhënë dorëheqjen nga SYRIZA pas humbjes përballë Kiriakos Mitsotakis. Ai deklaroi se nuk do të kandidojë më për drejtimin e partisë.

Kujtohet se Alexis Tsipras ka deklaruar natën e zgjedhjeve të 25 qershorit, “Unë do të jem i pari që do të vendos veten në gjykimin e anëtarëve të partisë”.

“Ka momente të caktuara kur ju kërkohet të merrni vendime kritike. Tani kam përvojën që të mos i marr këto vendime në nxitimin e momentit, sepse e di mirë që vendimet e mia prekin njerëzit e tjerë.

Në deklaratën time natën e zgjedhjeve thashë se SYRIZA ka përfunduar tashmë një cikël të madh historik, të cilin duhet ta vlerësojmë me krenari. Dhe le të hapim kolektivisht një cikël tjetër. E vështirë, e paprecedentë, por edhe më shpresëdhënëse dhe kreative’, tha ai ndër të tjera.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË LEZHË, HUMB JETËN I MOSHUARI
Artikulli tjetërFESTIVALI SHQIPTAR I KITARËS NË SHKODËR