Rritja e temperaturave gjatë stinës së verës ka bërë që shumë pacientë që vuajnë nga alergjitë e stinës t’i drejtohen poliklinës së specialiteteve në Shkodër për të marrë shërbimin e duhur mjekësor. Mjeku Egir Lezha tregon se rastet më të shumta janë të pacientëve që vuajnë nga utikaria e njohur si alergjia e lëkurës.

Mjeku Lezha bën me dije se situata gjatë këtij fillim muaji paraqitet e stabilizuar.

Mjeku specialist Egir Lezha këshillon të gjithë personat që vuajnë nga alergjitë e stinës të tregohen më të kujdesshëm dhe të mos ndërpresin mjekimet sidomos gjatë frekuentimit të plazhit.

Artikulli paraprakPD, GJATA: SKANDAL KANDIDATURA E METANIT PËR ILD
Artikulli tjetërGUCI E RE, RRUGËT DREJT AMORTIZIMIT