Në fshatin Guci e Re, një njësinë administrative Rrethina mungesa e investimeve në infrastrukturën rrugore është ndër problemet që prek më së shumti banorët. Në këtë zonë, është bërë I mundur ndërtimi I rrugëve dytësore në pjesën më të madhe të fshatit, por për shkak të mosmirëmbajtjes ka nisur amortizimi I tyre. Banorët tregojnë se një problem I tillë duhet të marrë zgjidhje një herë e mirë.

Në këtë rrugë, përveç gropave të krijuara të cilat janë kthyer në problem të madh për drejtuesit e automjteve, një problem tjetër mbetet edhe mungesa e një trotuari për këmbësorët. Infrastruktura e dobët në këtë segment rrugor disa here është ngritur si problem nga banorët e zonës por akoma nuk ka marrë zgjidhjen e kërkuar nga institucionet përgjegjëse të cilët janë mjaftuar vetëm më vendosjen e shtresave të asfaltit.

Artikulli paraprak“ALERGJITË E LËKURËS, MË PREZENTET GJATË VERËS”
Artikulli tjetërFERMERËT LËNË TOKAT DJERRË NË ZADRIMË TË LEZHËS