Kreu i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj e ka ndalur turin e takimeve të tij në Këlcyrë, ku ka prezantuar kandidatin Adriatik Spahiu.

Gjatë fjalës së tij Alibeaj tha se PD që ai përfaqëson është ndryshe, pasi reflektimin e nisin nga vetja. Ai theksoi se ky reflektim duhet të nisë nga vetja më parë, dhe më pas të shkojë deri te kundërshtari politik.

“Zonja dhe zotërinj, edhe ju të rinjtë atje që jeni prezent në këtë sallë, shumë faleminderit që keni marrë pjesë sot dhe jeni mbledhur sot jo vetëm për të çelur fushatën zgjedhore këtu në Këlcyrë. Por mesa shoh unë nga entuziazmi juaj, nga pjesëmarrja juaj, mesa duket kjo është parathënia e një fakti të rëndësishëm që në 15 maj, Bashkia Këlcyrë do të gdhihet blu me kryetar Adriatik Spahiun. Urime për juve dhe për kryetarin e ardhshëm të bashkisë.

Është një moment shumë I rëndësishëm për Këlcyrën, për qytetarët e Këlcyrës, por është një moment I rëndëishëm edhe për vet Shqipërinë. Dhe do të shkëpus vetëm një gjë të rëndësishme, po ky është një moment historikë për Shqipërinë edhe për Këlcyrën, ku do të duhet që shpirti patriotik I shqiptarëve të dalë e do të bëjë beli. Ky është një moment shumë I rëndësishëm ku vërtetë patriotizmi dhe historia më e lavdishme e këtij vendi, ku këtu në Këlcyrë në fakt ka rrënjë të thella. Do të duhet që përsëri të dalim e t’i vendosim shpatullat Shqipërisë së drobitur. Këlcyrës që lëngon, shqiptarëve të cilës sot e prej 10 vitesh nën qeverisjen e Edi Ramas, e 12 vitesh nën qeverisjen lokale të Partisë Socialiste, ia ka marrë shpirtin këtij vendi, këtyre qytetarëve. Shpopullimi, gjendja e keqe ekonomike, papunësia, lëngata, ndrydhja, çmimet, torturat, shantazhi, presioni, asfiksia që po vuajnë shqiptarët sot kudo, e më shumë se në çdo vend tjetër këtu në Këlcyrë, që teksa po vija, ky vend rbekuar nga Zoti, të jetë në një situatë kaq të rendë. Është kjo situatë që duhet të na bëjë të gjithëve ne të reflektojmë.

Pse ndodh kështu? Po si ka mundësi që njerëzit sot mendojnë nga mëngjesi deri në darkë se si e sit ë ikin nga ky vend, si e si t’i lënë këto pasuri përrallore. Këtë bekim nga Zoti, për të shkuar në një vend tjetër pa shpresë, në një vend ku e panjohura është qoftë edhe në perëndim. Pse ndodh? Çfarë mëkati kanë shqiptarët sot? Ku kanë shkelur? Jo. Vend i pasur, i begatë, me histori, pjellor, përrallorë. E këtu duket që arsyeja e vetme janë mëkatet njerëzore. Qeverisja që është instaluar në Shqipëri, edhe këtu në Këlcyrë. Pra, është thjesht dhe vetëm produkt i mëkatit njerëzor.

E pra, miq, motra dhe vëllezër, është ky moment nga të cili do të duhet të reflektojmë të gjithë. Çfarë duhet të bëjmë për ta ndryshuar këtë vend dhe a mund ta bëjmë ndryshimin në këtë vend? Një shembull e kemi. Ja Adriatiku, biri i këtij vendi, i lidhur me rrënjët e veta këtu. Njeri I cili e ka bërë mbarësinë e vetë atje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në aspektin e biznesit dhe të financave. Vjen për të dhënë kontributin e vet ndaj këtij vendi, ndaj familjes së vet, ndaj të ngjashmëve të vet. E pra ky është patriotizmi. Sot më shumë sesa kurrë që shpirti patriotik i shqiptarëve të ndershëm, të punës, të djersës, sot do të duhet të marrin fatet e këtij vendit. Dhe kjo është një falënderim të madh që duhet t’i bëjmë Adriatik Spahiut.

Të gjithë ne që jemi këtu në sallë, qytetarë, por edhe pjesë të strukturave, kryetar kemi detyrën për ta çuar përpara Partinë Demokratike. Do të duhet të jemi falënderues ndaj të gjithë atyre njerëzve shqiptarë të ndershëm që vijnë dhe i gjinden Shqipërisë sot në këtë moment. Unë nuk do të flas për atë se çfarë kryetari I ardhshëm do të bëjë. Juve keni pasur mundësi ta takoni, t’ju shpjegojë ai se çfarë është në gjendje të bëjë në këtë bashki, për këtë komunitet. Do të keni mundësi jo vetëm ta votoni, por edhe ta kontrolloni, pas momentit që do të zgjidhet në krye të bashkisë , sepse kjo është temë e rëndësishme. Sepse ne të djathtët, sigurisht japim shpirtin për të shkuar për t’i dhënë besimin atij që do të jetë I pari I qytetit.

Qytetari i parë, pushtetari, por sigurisht edhe do ta kontrollojmë. Nëse fjalët që thuhen tani, që ka thënë tani, që I ka thënë gjatë gjithë kësaj kohe, për shërbimet e munguara për investimet të cilat mungojnë, rrugët, kanalizimet, ujësjellësit, për gjithçka tjetër, të mos jenë vetëm retorikë. Fjalë që thuhen vetëm gjatë fushatës dhe nga momenti që zgjidhesh në krye të bashkisë pastaj, harrohen. Jo. Serioziteti e kërkon që fjala e dhënë edhe të mbahet. E për këtë arsye, nëse ka një gjë që duhet t’ia kërkojmë ne përfaqësuesit tonë, të zgjedhurit tonë është: po a ke dhënë sprova? A ke dhënë sprova dhe garanci për të ardhmen. Mjafton ajo çfarë ju thashë pak më parë, fakti që ka ardhur nga SHBA-të, gëzon edhe mbështetjen dhe ka dhënë prova edhe atje që po, prova edhe atëherë kur nuk ia ka kërkuar askush, që ka dhënë për të tjerët, ka bërë për tjerët.

Këtu në Këlcyrë e ka dyfish detyrim. E ka dyfish detyrim që t’i qëndrojë gjithçkaje se çfarë është duke thënë në këtë fushatë zgjedhore. Kjo është njëra anë dhe unë kam besimin maksimal. E ne të djathtët në fakt, ne të djathtët, edhe njeriut tonë, edhe të përzgjedhurit tonë, ia kërkojmë llogarinë para se të shkojë në karrige. Se kur shkojnë karriget pastaj të gjithë kërkojnë llogari, por nuk kanë instrumente në dorë për ta kontrolluar. E pra, kjo është mënyra e re e të bërit politikë. Po, ne ia kërkojmë para se të shkojë në karrigen e pushtetit. Ne jemi sqimatarë në zgjedhjen e përfaqësuesve tanë, sepse është fytyra jonë aty. Adriatik Spahiu do të përfaqësojë jo vetëm demokratët e Këlcyrës, do të përfaqësojë edhe demokratët e Shqipërisë. Është mënyra e re se si bëhet politikë, është mënyra e re se si përzgjidhen përfaqësuesit, është garancia sot në pushtetin lokal dhe nesër në pushtetin qendror.

Por nuk duhet të jetë vetëm ama. Momenti është historik. Ka nevojë për pjesëmarrjen e të gjithëve, para se të dalim te qytetarët e Këlcyrës e t’u themi na votoni ne. Se ne kemi një djalë, një zotëri të nderuar, se ka një program që është tamam ashtu siç i duhet këtij qyteti, kësaj bashkie, të gjitha shtresave të kësaj bashkie. Ne do të duhet të jemi të gatshëm t’i përgjigjemi një pyetje që qytetarët e Këlcyrës do të duhet të na bëjnë kur trokasim derë më derë. Cila është pyetja? Pyetja është: ku jeni ndryshe ju nga politika deri tani? Pse PD është ndryshe sot, nga PD dje, aq më shumë nga PS që ka qenë në pushtet gjatë gjithë kësaj kohë edhe në bashki edhe në qeveri?

Miqtë e mi, politika do të duhet parë dhe bërë në këtë mënyrë. Dhe do të duhet të jemi të gatshëm t’u përgjigjemi: po ne jemi ndryshe. Pse jemi ndryshe ne? Ne jemi ndryshe se e fillojmë një herë nga vetja. Demokratët e fillojnë nga vetja reflektimin, para se të shkojmë tek kundërshtari politikë. Dhe nga vetja e kemi treguar në këtë një vit e gjysmë se çfarë jemi në gjendje të bëjmë. Prej një viti e gjysmë PD është në agresion. Aggression nga jashtë,, të majtët, partia socialiste, Edi Rama, regjimi, I gjithë shteti në fakt I është hedhur në grykëpartisë demokratike për ta asgjesuar. Sepse e di që reziku më I madh I regjimit të tij është vetëm partia demokratike. E si most ë mjaftonte kjo, jemi ndodhur nën sulm, nën agresion edhe nga brenda vetes. Jemi ndodhur nën agresion nga Sali Berisha. Jemi ndodhur nën agresion edhe nga njeriu që e kemi pasur dy herë president, dy herë kryeministër, e kemi adhuruar si lider historikë, ka përfituar shumë nga PD.

Dhe një ditë të bukur, pse SHBA-të, aleati kryesor I shqiptarëve këtu dhe matanë kufirit, Kosovës, ekzistenca e së cilës varet pikërisht nga ajo se çfarë SHBA-të bënë në 99-ën. Çfarë SHBA-të kanë bërë për Shqipërinë këtu e një shekull më parë, presidenti Ëillson. Çfarë SHBA-të bëjnë tani që flasim ne, ja atje në Kosovë. Në qoftë se Kosova është aty, e fortë, është sepse atje janë ushtarët e Blinkenit që e mbrojnë. E pra, kemi detyrime të mëdha ne ndaj aleatëve tanë. Aq më shumë që Partia Demokratike, parti e cila lindi 32 vite më parë, e bekuar nga SHBA-të, nga sekretari I shtetit amerikanë, James Beker. Erdhëm në qeverisje në 92-shin, nëse e mbani mend fare mirë, fushata e atëhershme, pas 91-shit ku fituan përsëri ish-komunistët. Në fushatën e 92-shit krah për krah me demokratët ishte ambasadori I Shteteve të Bashkuara të Amerikës, William Rajerson. E pra, shikoni se sa shumë Partisë Demokratike i kanë dhënë SHBA-të.

Sepse realisht 32 vite më parë, partia e vetme pro perëndimore, dritarja e vetme ku perëndimi depërtonte në errësirën e izolimit shqiptar ishte vetëm Partia Demokratike, ishin demokratët. Dhe ne duhet të jemi dinjitozë, ne duhet të jemi mirënjohës jo vetëm për interesin tonë, por interesin e shqiptarëve. Partia Demokratike është partia që në ADN-në e saj është pro amerikane, është pro perëndimore. Nëse nuk e ka këtë vlerësim, ajo nuk është më. Është thjesht dhe vetëm një kopje e keqe e partive të majta, partive sovjetike që janë sot në Shqipëri. E pra, për shkak të kësaj arsyeje, Sali Berisha mori kazmën për t’ia vënë dërmën demokratëve. Në 8 janar një shfaqje e shëmtuar, duhet ta heqim nga mendja ne demokratët, duhet të bëjmë gjithçka për ta fashitur ato skena të shëmtuara. E vazhdoi në 6 mars, shkoi u fut nën sqetullën e Ilir Metës, duke ia bërë të pamundur Partisë Demokratike fitoren ën 6 mars. E vazhdoi në prill, për ta përçarë PD.

E vazhdoi në tetorë, me procesin e primareve dhe neve I thamë, po more neve nuk duhemi me njëri-tjetrin, por po ua shtrimë dorën këtyre demokratëve , atyre demokratëve: hajde të dalim me një kandidat. Më të mirin, fituesin. Sepse e keqja më e madhe në këtë vend quhet Edi Rama. Askush nuk duhet të bëjë veprime për t’ia zgjatur ymrin Edi Ramës. Ishte njerëzore, ishte fisnike. 3 mars, pasi na zvarritën 1 vit e ca nëpër gjyqe, e na lodhën e na telikosën, 3 mars kur u sqarua gjithçka, I thash: kandidatëve të Foltores, mos shkoni tek LSI-ja, mo shkoni tek partia e majtë, mos shkoni tek një pazarxhi politik si Ilir Meta. Hajdeni tek shpia juaj, hajdeni tek kjo sigël, sepse keni detyrime tek kjo sigël. Jeni bërë personazhe politike prej Partia Demokratike, ia keni detyrim. Po e gëlltis unë krenarinë, po e lë mënjanë se çfarë kemi bërë në një vit e gjysmë, por vetëm për të mirën e demokratëve hajde të dalim me një kandidat para së keqes së madhe që quhet Edi Rama. E refuzuan. Jo vetëm e refuzuan, por shkuan u bënë një me Ilir Metën.

Po historia nuk është kaq e gjatë sa për ta harruar. Mbani mend 2013-ën? Në 2013 ikëm nga qeverisja me 1 milionë vota kundër dhe ikëm për shkakun e Ilir Metës. Për shkakun e Ilir Metës, I cili mori votat e demokratëve dhe mandatet e demokratëve dhe I trafikoi I çoi tek Edi Rama. I dha mundësinë Edi Ramës të instalohej si regjim dhe të drejtonte siç ka bërë deri më tani. Mbani mend lotëtë e demokratëve që vetëm 3 muajt e parë që Edi Rama erdhi në pushtet, filloi t’I shfaroste nga vendet e punës. Kokrrën e lotit çonin demokratët në atë kohë, për padrejtësinë e madhe dhe për shkakun e Ilir Metës, të cilin e morëm në qeverisje në 2009-ën. Në fakt ishte moment 2009-ta, koalicioni që bëmë me LSI, moment që PD mori poshtë. Sepse korrupsioni u rrit, sepse arrogance u rrit, hajnia u rrit, derisa e ritën deri në 2013-ën.

Dhe të vijmë sot ne, e t’u ofrohet shqiptarëve si një ofertë e rë aleanca Berisha-Meta. Kjo është e papranueshme, sepse një aleancë e tillë, që ka pas kurrizit të vet hije të forta korrupsioni, hije të forta incoherence politike, hije të forta pazaresh politikë, shtuar dhe dy non grata mbi kurriz. Po si mund t’u thuash ti shqiptarëve që unë do u sjell në qeveri? Me mashtrime? Me gënjeshtra, siç ka bërë që në korrik të vitit të kaluar nëse e mbani mend. Që nga korriku I vitit të kaluar, Sali Berisha u ka thënë demokratëve pas një muaj do e rrëzojë qeverinë e Edi Ramës, do krijohet një qeveri teknike, se ne për 6 muaj do vijmë në pushtet, se revolucioni paqësor do bënte mrekullinë. Ku është revolucioni sot?! Gënje një herë e dy herë, e tre herë, i konsideron shqiptarët qenie pa inteligjencë. E në fakt është pikërisht kjo arsyeja ndoshta më e madhe që sot do të duhet të qëndrojmë për disa qëllime.

Qëllimi i parë: duhet të mbajmë gjallë Partinë Demokratike. Që Partia Demokratike e cila është e vetmja sot, është ishulli i vetëm i pakorruptuar në panoramën politike shqiptare. Partia Socialiste është sistemi i korrupsionit i ngritur në piedestal. Shkoi deri aty Edi Rama, sat ë korruptojë edhe përfaqësues të lartë të FBI-së amerikane. Pala tjetër është në korrupsion me non grata dhe pazare politike. E vetmja, jemi ne Partia Demokratike. Ky është qëllimi kryesor, I asaj çfarë quhet sfida jonë. Së dyti, miqt e mi kemi detyrim të mbajmë në këmbë të djathtën. 33 vite e djathta në këtë vend nuk ka ekzistuar. Kemi thënë gjithmonë ne se mbështetemi tek të përndjekurit, se mbështetemi tek pronarët, se mbështetemi tek biznesi, se mbështetemi tek rinia e me radhë.

Ku e ke rininë sot? Rinia vetëm ikën. Ikën për arsyen kryesore të lëngatës që ka shkaktuar Edi Rama, por ikën edhe për arsyen tjetër se Partia Demokratike deri para pak kohësh nuk jepte shpresë, nuk kishin besim tek ne. dhe kjo është një arsye që ne të djathtët do të duhet ta shohim. Ta shohim Brenda vetes, sepse s’kemi qenë asnjëherë ideologjikisht të qartë e të pastër. E pra, ky është synimi I dytë, të ngremë këtu në Shqipëri, në një vend historik siç është Këlcyra të djathtën. Dhe së treti, të shohim të ardhmen. Këto janë zgjedhje lokale dhe unë ndihem shumë mirë që këtu në Këlcyrë ne do të kemi mundësi reale t’u tregojmë se si ne të djathtët real jo vetëm marrim besimin e qytetarëve të Këlcyrës, por t’u tregojmë se si qeveriset pa vjedhur, pa gënjyer, pa mashtruar. E kemi rastin këtu. Sepse ky është moment për të treguar se çfarë do të jetë Partia Demokratike e së ardhmes. Cilat janë sfidat tona? Larg korrupsionit, larg vjedhjes.

Sot në Shqipëri ne ka një fjalë ku fillon dhe mbaron gjithë historia politike është korrupsioni. Vjedhja, politika shihet si nje menyre ku ngrihesh në mengjes, ata qe jane ne shtet, dhe mendojnë sa do vjedh dhe ke do vjedh. Dhe sa do sjell ne shtepi. Kjo eshte politika sot. Sot kemi detyrimin qe PD e së ardhmes që farkëtohet në këto zgjedhje të tregojë që politika është mënyra si ti shërbejë qytetarëve sic Adriatik Spahiu ka bërë sot. Miq jane keto 3 synimet tona. Ne duhet te tregojmë që jemi me të vërtetë populli pro amerikan, njerëz mirënjohës. Nuk mund ta lem Shqipërinë, të krijohet një lëvizje antiamerikane.

Historia do të na dënoje në qoftë se do ta lemë këtë gjë. Smund ta lemë ne që PD te shndërrohet ne nje bunker antiamerikan per hallin personal të Sali Berishës. Kjo eshte sprova qe ne do ti japim shqiptarëve. Ja kemi dhënë deri tani, një vit e gjysëm, kemi rezistuar. Kemi qendruar ndaj nje agresioni, nje agresion politik, agresion fizik, mediatik, financiar. Kemi rezistuar dhe ja ku jemi. Shpirtëra të lirë. Nuk na kap njeri prej xhakete ne. Nuk kemi halle ne me drejtësinë.

Keta të tre duke filluar nga Rama. Halli më i madh qe ka ështe, cili minister po me shkon në burg ketë jave. I ka 2 ministra ne burg, i ka dhe 2 deputetë në burg. Kudo po ta dëgjosh ështe cili ministër i Edi Rames ka rradhën per tu thirrur në SPAK. Të njëjtin hall e ka dhe Sali Berisha. Të njëjtin hall e ka dhe Ilir Metaj. Po cfare oferte ështe kjo per shqiptarët. Kush më shumë nga keta të tre frekuenton SPAKUN. Frekuenton drejtësinë. Kjo është çeshtje e drejtesise. Te merret drejtësia një orë e me parë. Shqiptarët duan një ofertë të ndershme. Duan nje politikë të paqtë. Këtë e kemi në dorë për ta berë ne dhe e kemi mundësinë. E kemi dhënë sprovën. Tashme do te kemi shansin ti tregojmë qytetarëve të Këlcyrës sesi qeveriset sesi mirëqeveriset.

E di une Adriatiku nesër do të ketë vështirësi nga Rama, po ia them qe sot. Por ama për të qeverisur mirë mjafton tu qendrosh njerezve afer. Ti dëgjosh, dhe pushteti lokal ka shumë mundesi tu japesh zgjidhje, ti respektosh njerëzit. Sot kane nevojë të marrin frymë. Mjafton respekti qe u jep ne zyrat e asaj bashkie dhe njerëzit të mbajnë kart sepse e kuptojnë fare mirë. Kjo është ajo qe do te jetë modeli i qeverisjes së Adriatik Spahiut neser dhe bashkë me të modeli i qeverisjes së PD në 2025.

Kjo është trajektorja jone, ky eshtë pozicioni ynë per këtë ja vlen që sot pas 2 vitesh rezistencë ne të vazhdojmë më të fortë sesa dje, pikërisht për këtë të mirë dhe për këtë nevojë që patriotizmi ka. Shqipëria ka. Shume faleminderit për këtë pritje. Faleminderit për pjesmarrjen tuaj. Jam i privilegjuar që të dëgjoj atë se cfarë kryetari i bashkisë së ardhshme, nga 15 Maji në Kelcyrë, Adriatik Spahiu do të ju thotë. Është e rëndësishme që këto fjalë që do të thotë ti dëgjojmë sepse nesër do ti kërkojmë llogati për çdo fjalë që ka thënë sot. Shumë faleminderit!

Artikulli paraprakKUSHTETUESJA SHTYN SËRISH VENDIMIN PËR VKM E NDËRTIMEVE PA LEJE, BARDHI: REZULTAT I SHANTAZHIT TË RAMËS
Artikulli tjetërRRËZOHET KËRKESA E ARBEN AHMETAJT, MBETET NË FUQI VENDIMI I SPAK PËR SEKUESTRON E VILËS NË HAMALLAJ DHE NË PALASË