Kreu i Grupit të PD Enkelejd Alibeaj ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit, pasi thirrjes që Taulant Balla ka bërë paraditen e sotme për të zhvilluar një takim mes palëve lidhur me diskutimin për emrin e Presidentit të ri.

Raportohet se kushti i Alibeajt për takimin me Ballën, është që të bëhet vetëm në prani të medias.

Më herët Alibeaj tha se nuk do të ishte i pranishëm sot në orën 18:00 në takimin ku e ka ftuar Taulant Balla,  pasi ishte i gatshëm që diksutimin ta bënte në mbledhjen që u mbajt ketë paradite.

“Unë isha i gatshëm që tani. E patë apo jo? Ata ikën. Këtë histori që jam i gatshëm por sjam i gatshëm, këto jo. A kishte më mirë se aty në konferencë kryetarësh? Publiku po e ndiqte. Këto janë spërdredhje që bën maxhoranca, për të shtyrë ditët, për të trazuar ujërat te opozita”, deklaroi Alibeaj para mediave.

Artikulli paraprakFORCOHEN EDHE MË SHUMË ZËRAT, MEDIAT E HUAJA PUBLIKOJNË FOTON: JA FAKTET QË PUTINI MUND TË VUAJË NGA NJË SËMUNDJE E RËNDË
Artikulli tjetërZGJEDHJA E PRESIDENTIT TË RI, FLET TAULANT BALLA