Sekretari i Përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibeaj ka bërë një reagim në lidhje me dakordësinë e arritur mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit për ngritjen e dy komisioneve hetimore që kërkon opozita.

“Tashmë që ra sipari i negociatave të fshehta dhe publiku u njoh mund të thuhet me gojës plotë se asgjë e re nga fronti i pazareve të vjetra. Sot u vërtetua se retorika për revolucion dhe përmbysje paska qenë një gënjeshtër e stisur keq që herët a vonë do dilte në dritë siç edhe doli.

Gjithçka paska qenë në interesin e një grupi të vogël njerëzish që luftojnë për të mbajtur njëri tjetrin në lojë. Tashmë është e qartë se e ashtuquajtura marrëveshje nuk ka qenë për të mbajtur nën kontroll qeveria dhe Ramën por ka qenë që së bashku me Ramën të mbajnë monopolin e sistemit politik. Marrëveshjen e 2008 Rama Berisha. Gjithmonë Berisha dhe Rama kanë menduar që të mbajnë kontrollin e politikës së bashku. U vërtetua se retorika për revolucion ishte gënjeshtër. Edi Rama dhe Sali Berisha janë kundërshtarë të votës së emigrantëve. Marrëveshja ka për qëllim që të godasë Reformën Zgjedhore, sepse Rama e Berisha nuk duan sistem që t’ua heqë ndokush të drejtën që të zgjedhin kandidatët. Askush nuk do një zonë zgjedhore, sepse e kanë ndarë Shqipërinë në copash.”

Artikulli paraprakDAKORDËSIA MES RITHEMELIMIT DHE PS PËR KOMISIONET HETIMORE, SHBA DHE BE: MIRËPRESIM LAJMIN PËR RIKTHIMIN E NORMALITETIT NË KUVEND
Artikulli tjetërVENDIMI I GJYKATËS SË LARTË PËR “21 JANARIN”, REAGON KRYEMINISTRI RAMA