Territori shqiptar do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash gjatë orëve të paradites, ku në zonat malore vranësirat do të krijojnë mundësi për reshje të pakta dëbore në Veri.

Sipas MeteoAlb, në orët vijuese parashikohet përmirësim i motit dhe në zonat malore duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese në një pjesë të mirë të vendit tonë.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 13°C.

Era do të fryjë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi verior–verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 – 5 ballë.

Artikulli paraprakRAMA DËSHMON SOT NË ORËN 12:00 NË KOMISIONIN HETIMOR PËR INCENERATORËT: MEZI PO PRES TË SHKOJ, MOS E HUMBNI
Artikulli tjetërGJATË TRE DEKADAVE, PËRMBYTJET KANË SHKAKTUAR 2.3 MILIARDË USD DËME NË SHQIPËRI