Aktori Bruno Shllaku prej kohësh po bëhet gati për një shfaqje të re. “Amaneti”, një dramë kushtuar Çamërisë pritet të ngjitet në skenë për herë të parë në Dibër të Madhe në festivalin e teatrit.

Në datën 3 nëntor, duke filluar nga ora 19:00, “Amaneti” pritet të testohet tek publiku shqiptar i Maqedonisë. Aktori Shllaku shprehet se kjo shfaqje do të jetë një premierë me plot kuptimin e fjalës, edhe fal peshës historike që mban në shpatulla, siç është ajo e trevave shqiptare në Greqi. Pjesë e kësaj shfaqjeje do të jenë edhe aktoret Shpresa Garuci dhe Drande Xhaj. Këta të fundit shprehen mjaft të emociaonuara me pjesëmarrjen në festivalin në Dibër të Madhe, sidomos me këtë shfaqje.

“Amaneti”, pas premierës në Dibër të Madhe pritet të ngjitet edhe në skena të tjera të teatrove në Shqipëri. Nuk do të bëjë përjashtim edhe Teatri “Migjeni”, i cili pritet të mbush plot e përplot sallën. Çështja e Çamërisë është delikate, dhe si e tillë, aktorët shkodranë kanë preferuar t’i kushtojnë vëmendjen e duhur.

Artikulli paraprakAKSIDENTET, TRANSPORTI I GABUAR FATAL!
Artikulli tjetër“URTËSI SOT E MOT” – LALA MEREDITH VULA