Muzeu Marubi ka hapur dyer për ekspozitën “Urtësi sot e mot” të artistes Lala Meredith Vula të kuruar nga Monika Szeczyk. Kjo ekspozitë sjell në Muzeun Marubi dy seritë më përfaqësuese të Lala Meredith Vula , mullarët dhe kujtesë gjaku .

Ekspozita përbën një rast unikal për t’i parë të dyja seritë ekspozuara së bashku. Përveç tyre, një imazh historik- ai i fotografisë së Kel Marubit në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Kalanë e Shkodrës më 19 mars 1914- është përfshirë këtu për të hapur një dialog mes imazheve unike të Meredith-Vula dhe trashëgimisë së pasur të dinastisë Marubi.

Diçka e veçantë në këtë ekspozitë ishte edhe veshja e Lala Meredith Vula , detajet tërhoqën vëmendjen e publikut shkodran . Të pranishëm në këtë ekspozitë ishin qytetar vendas dhe të huaj , që shfaqën interes për hapjen e kësaj ekspozite .

Artikulli paraprak“AMANETI” NË FESTIVALIN E TEATRIT NË DIBËR TË MADHE
Artikulli tjetërPROMOVIMI I LIBRAVE TË SHKRIMTARIT SHYQYRI MOLLAJ